Pasuria totale e miliarderëve në botë arriti në 8,900 miliardë dollarë më 2017, një rritje prej 19% krahasuar me vitin 2016, sipas një studimi nga Banka e Zvicrës UBS dhe kompania konsulente dhe audituese PvC.
Miliarderët kinezë po udhëheqin, duke pasur parasysh se numri i tyre po rritet gati dy herë më shpejt se numri i miliarderëve në Amerikën e Jugut, në Amerikën e Veriut dhe në Evropë, transmeton CNN.
Në Kinë ka pasur vetëm 16 miliarderë 12 vjet më parë, që atëherë numri i tyre është rritur me më shumë se 2,200 për qind, ndaj 373 të tanishëm. Kina tani ka një pjesë prej gati 20 për qind në numrin e përgjithshëm të miliarderëve në botë.
Është e dukshme që rritet numri i grave miliardere, me 2158 në 2017-ën, që është nëntë për qind më shumë se një vit më parë.
Megjithatë, gratë ende kanë një përqindje të vogël në numrin e përgjithshëm të miliarderëve, me vetëm 11 për qind.
Diskutime rreth kësaj post