Analistja amerikane Ivana Stradner, ka komentuar protestat në Beograd, dhe qasjen e serbëve ndaj presidentit të tyre, Stradner me anë të një postimi në Twitter thekson se presidenti se Aleksandar Vuçiç, nuk mund të pranoj se miliona serbë në fakt nuk e duan atë.
“Do të ketë protesta masive në Beograd të Serbisë kundër qeverisë. Vuçiç pretendon se sipas shërbimit të inteligjencës nga Lindja pritet një revolucion i ri me ngjyra”, ka shkruar Stradner.
Ajo shton se Kremlini pretendon se Perëndimi në Serbi po komploton një revolucion të stilit Maidan.
“Këtë javë qeveria ruse tha se Perëndimi po komploton një revolucion të ri të ‘stilit Maidan’ në Serbi. Egoja e Vuçiçit nuk mund të pranojë që miliona njerëz në Serbi nuk mund ta durojnë atë dhe kjo është një lëvizje bazë”, shton ajo.
Në fund, Stradner pohon se Vuçiçi është kthyer në objekt talljeje në Serbi.
“Vuçiç në intervista i pëlqen të theksojë se ai është një aktor racional, por ai është shumë i shtyrë nga emocionet që ai nuk mund t’i kontrollojë veçanërisht pakënaqësia dhe urrejtja.
Madhështia e tij, pasi ai dëshiron të jetë një Josip Broz Tito i ri, është shpesh objekt talljeje në Serbi. Është shumë qesharake se si serbët gjithashtu tallen me Vuçiçin për sjelljen e tij ndaj Putinit, pasi ky i fundit e ka poshtëruar atë shumë herë”, përfundoi Stradner.
Kujtojmë se gjatë të shtunës së kaluar, në qendër të Beogradit, dhjetëra mijëra persona protestuan nën sloganin “Serbia kundër dhunës”.
Diskutime rreth kësaj post