Analisti Endri Tafani komentoi zhvillimet politike në vend. Tafani tha se zhvillimet e fundit tregojnë një krizë lidershipi brenda PD. Sipas tij fakti që PD nuk i ka dhënë zgjedhje shpalljes non grata të ish-liderit Sali Berisha nga DASH ka krijuar përçarje brenda partisë.
I pyetur nëse “zhdukja” nga skena politike e presidentit Ilir Meta, ka lidhje me shpalljen non grata të Berishës, Tafani tha për MCN Tv:
“Meta është në politikë prej 30 vitesh dhe nuk është larguar për faktin e shpalljes non grata të Berishës, por faktit që LSI doli keq në zgjedhje. Ai e pa që retorika që përdori ishte retorikë që nuk i dha rezultat dhe në këtë kuadër është e logjikshme të tërhiqet dhe të japë imazhin e personit që bën marrëveshje”., tha ai.
Diskutime rreth kësaj post