Lidhur me dorëheqjen e zv.kryeministrin Erion Braçe, analisti Genc Burimi hedh dyshime se kjo lëvizje lidhet me një goditje të madhe të SPAK në Fier. Analisti thekson se Fieri ka shumë probleme me mafien e koncesionet dhe do të ketë goditje të mëdha nga SPAK aty.
Deklarata e Burimit:
‘’Dorëheqia e Erion Braçes lidhet me një goditje nga SPAK në Fier. Më mafien koncesionet, është re e zezë. E njëjta gjë siç ndodhi me ish-zv/ministren Rovena Voda. Ajo që mori para për një vend pune. PS e hoqi si zv/ministre para një viti. E hoqi në korrik 2020 kur SPAK i kishte të dhënat që në mars. Çfarë bën PS dhe qeveria? E heq, dhe SPAK i shkon mbrapa dhe qeveria nuk atakohet. Kur SPAK e atakoi, qeveria tha nuk është problem ynë. Po presim për Braçen, s’mund të bëjmë thashetheme. Por ka gjasa të ketë goditje të mëdha në Fier. ‘’- theksoi Burimi.
Diskutime rreth kësaj post