Analisti Platon Nesturi ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Përsa i përket përjashtimit të zotit Berisha nga grupi parlamentar, Nesturi tha se ky ishte një ultimatum që vinte nga ndërkombëtarët.
“Ky ultimatum vinte nga faktorët ndërkombëtarë dhe që gjithsesi zhvillimet që do të kishte në PD vareshin edhe nga skenarët e ndryshëm nga qëndrimi që do të mbante kreu i PD-së. Skenarë të cilët do të ishin të ndryshëm nëse nuk do të mbahej një pozicion themi duke e mbrojtur Berishën dhe tjetra duke u shkëputur nga Berisha”, – tha Nesturi për Ora News.
Sipas gjykimit të Nesturit Basha është treguar një lider i dobët, por posti i kryetarit të partisë i jep fuqi.
“Kemi të bëjmë me një aspekt tjetër, Basha është treguar një lider i dobët, një lider që nuk ka treguar forcë, gjithsesi elementi i të qenit kryetar partie është një element shumë i rëndësishëm dhe shumë i fuqishëm. Vetëm duke qenë kryetar partie ti mund të kesh fuqi shumë të mëdha”, – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post