Gazetari serb Slobodan Georgiev është goditur nga tabloidët serbë, meqë ka akuzuar kryetarin e Serbisë si fajtor pse Kosova i ka vënë taksat.
Georgiev ka thënë se Vuçiq ia doli t’i provokojë shqiptarët, prandaj ata bëjnë veprime ‘të gabuara’.
“Politika e Serbisë ndaj Kosovës ka bërë Prishtina të nisë luftën tregtare, e cila shpesh mund të jetë hyrje për ‘konflikte të armatosura’. Për fat të keq, ky është realiteti – Vuçiqi ia ka dalë t’i ‘provokojë’ shqiptarët që të bëjnë veprime të gabuara, prandaj sot jemi buzë konfliktit”, ka shkruar Georgiev në Twitter.
Portali “Srbija danas” e akuzon gazetarin se po provon të bëhet ‘më i madh se Thaçi e Haradinaj’, dhe ta bind Djilasin (një opozitar serb) se nëse e marrin prapë pushtetin në Serbi, Prishtinës do t’ia bënin të mundur anëtarësimin në të gjitha organizatat relevante ndërkombëtare, me çka praktikisht di ta njihnin Kosovën./gazetametro
Diskutime rreth kësaj post