Analisti Altin Gjeta shprehet se problemet dhe krizat e brendshme të PD, do të dalin jashtë kontrollit, ndërsa shton se këto probleme vijnë si pasojë e mungesës së lidershipit, duke lënë të nënkuptohet se fjala është për Kryedemorkatin Lulzim Basha.
“PS qeverisë prej dy mandatesh dhe ka nisur mandatin e tretë, PD ka mbetur 3 herë në opozitë. Problemet e brendshme dhe krizat e brendshme në PD, ka gjasa që të dalin jashtë kontrollit, për shkak se PD nuk ka mundësi që të amortizojë pakënaqësitë në anëtarësinë e saj. Kriza aktuale e PD është pasojë e mungesës së vizionit të lidershipit, për të marrë vendime të forta në kohën e duhur”, tha Gjeta.
Përsa i përket vendimit të Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD, Gjeta shprehet se është një vendim anti-statutor, ndërsa shton se një vendim i tillë duhet të ishte marrë në një kohë tjetër.
“Edhe Basha edhe Berisha aktualisht janë jashtë kohës së tyre politike, sepse do të duhet të zgjidhin marrëdhënien e tyre dhe raportin e tyre me PD në një kohë tjetër në një kohë më të hershme, pasi do t’i jepte mundësinë PD që të krijonte një model tjetër.
Vendimi i Bashës përveç se është anti-statutor. Vendimi për përjashtimin e Berishës nuk është një vendim që vjen nga reflektimi i tij i brendshëm. Basha ka shfrytëzuar këtë moment, pra shpalljen ‘Non Grata” të Berishës, nga SHBA, për ta larguar atë nga partia. Basha mund dhe duhet ta kishte bërë më herët një veprim të tillë. Jo përjashtim por distancim nga modeli Berisha. Fakti që nuk e ka bërë, tregon se ai nuk ka pasur vizionin e lidershipit, dhe së dyti është munduar që të marrë legjitimitet nga Berisha. Berisha duhej të largohej me kokën larg, jo në këtë mënyrë si është larguar tani”, tha Gjeta.
Diskutime rreth kësaj post