Analisti Arben Meçe thotë se brenda 2 muajsh do të ketë veprime të drejtpërdrejta nga SPAK lidhur me persona publikë.
Në një intervistë për Euronews Albania Meçe u shpreh se janë 4 çështje të rëndësishme në dorë të SPAK, mes të cilave edhe për Berishën.
“Në 4 dosje të SPAK për opozitën, të katërta janë për Berishën, po vetëm një do hapet prej tyre. Çfarë do të thotë opozita, që SPAK ishte i Sorosit për të goditur Berishën? Unë i jap kohë vetëm dy muaj, në fund të shkurtit këtu do ketë ngjarje të drejtpërdrejta dhe të qarta të SPAK”, tha Meçe.
Diskutime rreth kësaj post