Sjellja dhe pozicionimi i Presidentit Ilir Meta, që kulmoi pak ditë më parë në zyrat e FRD-së, e riktheu edhe njëherë në protagonist kryesor përballë shumicës qeverisëse.
Analisti Mentor Nazarko ka treguar se çfarë fshihet pas lëvizjes së kreut të shtetit.
Deklarata e Nazarko:
“Presidenti po sillet në një situatë të pazakontë. Ajo që duket është që e ndihmon LSI-në që të protagonizohet, pasi duket se zonja Kryemadhi nuk e ka aftësinë për ta energjizuar fushatën e LSI-së, duke e personalizuar me një figurë të fortë që ndikon opozitën.Ai ia çon frytet partisë së tij të origjinës, natyrisht e hijëzon zotin Basha, që ka zgjedhur këtë fazë të fushatës që të jetë më i qetë, ndonëse po i jep trend rritës PD-së dhe zoti Meta sheh me shqetësim një skenar të mundshëm për koalicion të mundshëm PS-PD, po sheh shumica e sondazheve, LSI duket se po bie dhe votat e saj po kthehen në “vathën” e PD-së” -tha Nazarko .
Diskutime rreth kësaj post