Analisti Arjan Çuri ka komentuar paralajmërimin e presidentit Ilir Meta se do të dorëhiqet nëse kryeministri Rama merr 71 mandate.
Ai tha se, ajo që nuk tha Meta është se do bëhet kryetar i opozitës.
Deklarata e Çurit:
“Kjo që thotë Meta është një retorikë, por ka thelb politik, u jep mesazh njerëzve që mos të kenë frikë, do t’u thotë njerëzve se një popull të tërë këta nuk e vjedhin dot. Manipulimi bëhet para se të shkojnë njerëzit tek kutitë e votimit… Ajo që nuk tha Meta është se do bëhet kryetar i opozitës, edhe me të shoqen e ka. Po doli Meta në krye të opozitës, dy versione ka; ose do ja marri Monikës partinë, ose do bëjë parti tjetër. Ai kërcënon ose shpall faktin që nëse Basha dhe Monika bashkë janë kaq të paaftë sa nuk munden të fitojnë, do vij ai më pas. Thotë po bëtë prapa, ju vrava politikisht domethënë”, u shpreh Arjan Çuri për Zonë e Lirë.
Diskutime rreth kësaj post