Analisti Genc Burimi u shpreh se amerikanët duan që kryeministri Rama të vazhdojë edhe 4 vite me një opozitë të përçarë.Ai tha se vendimi për Berishën ka përçarë PD-në.
Deklarata e Burimit:
“SHBA-të duan që Rama të vazhdojë edhe 4 vite me një opozitë të përçarë. Çfarë i solli amerikanëve si dobi futja e Berishës në një listë të zezë. Pas 5 muajve futën Berishën në listë të zezë, e ndanë nga Basha, ndanë PD-në, na bënë gaz të botës. T’ia heqin Bashës këtë lloj ultimatumi që ia vunë si pistoletë”, tha analisti Burimi i ftuar në një studio televizive.
Diskutime rreth kësaj post