Analisti Drilon Gashi e konsideroi një ndryshim të pritshëm votën e një dite më parë që i dha një fitore bindëse Lëvizjes Vetëvendosje për të drejtuar vendin.
Ai u shpreh se Albin Kurtit do t’i duhen shumë pak vota për krijimin e qeverisë dhe shtoi se mendon se do t’i marrë ato prej partive të pakicave jo serbe.
“Ishte një ndryshim që është pritur. Në këtë rast Albin Kurti dhe Vjosa arritën një fitore bindësë. Besoj se do iu duhen pak vota për qeverinë e re që besoj se do ta marrin nga partitë pakicë jo serbe. Kjo ishte një votë ndëshkuese ndaj partive të vjetra që nuk përmbushën pritshmëritë e qytetarëve. Besoj se z.Kurti ka treguar një ndjeshmëri ndaj fjalës së tij dhe tha që nuk do të bashkëpunojë me parti që kanë nevojë për reformimi. Nuk mendoj se do të kërkojë koalicion. I vetmi hap i Kurtit mund të jetë përafrimi me AAK.
Binomi Osmani-Kurti është mjaft i rëndësishëm në sytë e popullit të Kosovës. Për dialogun do të thoja që ajo nuk varet krejtësisht nga qeveria dhe vota, ajo varet dhe nga aleatët. Qeveria e re duhet të punojë për një strategji për dialogun. Kurti e sheh Kosovën të brishtë përballë Serbisë dhe këtu ka të drejtë dhe pret që ajo të forcohet”, ka shkruar Gashi.
Diskutime rreth kësaj post