Analisti i njohur Arjan Çuri u shpreh se është i mundur skenari e një bashkëqeverisja të madhe PS-PD.
Sipas tij Basha do të justifikohet para para publikut që “po s’vajta unë do shkoj LSI”.
Deklarata e Curit:
“Nuk i dihet nëse janë në lojë vetëm tre parti, por mund të futet ndonjë e katërt apo e pestë me ndonjë mandat tjetër dhe ata janë më të rrezikshmit. Kush do mposhti kë? Rama nuk do i kapi 70 deputetë, kap 67, shqetësimi i parë i tij është të gjejë të tjerë. Skenari i tretë është bashkëqeverisja e madhe PS-PD. Vetëm një mënyrë ka Basha ta shpjegojë këtë koalicion para publikut që ‘po s’vajta unë do shkoj LSI’. Kjo ndodh nëse LSI vendos të shkojë me PS. Por nëse LSI rri me PD, atëherë ndodh rrotacioni politik”, u shpreh Arjan Çuri për Zonë e Lirë.
Diskutime rreth kësaj post