Analisti Genc Burimi tha ndër të tjera, se SHBA, si aleati kryesor në vend ka dështuar në misionin e saj, pasi sipas tij, nuk ka korrur rezultate me nismat e ndërmarra, një prej të cilave ajo e Reformës në Drejtësi.
Pjesë nga intervista
Palët brenda bëjnë këtë lojën, ne hedhim vështrimin te ndërkombëtarët, atyre duket se si ka bërë përshtypje kjo?
Genc Burimi: Ndërkombëtarët i kemi në dy palë, në ato teknike dhe politike. Zonja Kim është politike, OSBE është teknik. Nga ana teknike ka probleme të rënda. Nëse politikisht thua që ky raport është skandaloz, zgjedhjet duhet ribëhen, në një kohë që Shqipëria pret të hapen negociatat me BE.
SHBA tha nxiti institucionet që të përmirësonin gjendjen, si ta lexojmë?
Genc Burimi: Ata bënë gjithçka për Ramën. Lejuan që ai të ndryshonte Kushtetutën. Bënë të ndalonte SPAK-un të nxirrte dosjet e prokurimeve dhe ish-zëvendës ministres i nxori pas zgjedhjeve. Këto diheshin. Në korrik 2020 Rama e hoqi këtë zv. Ministre nga puna, ato diheshin. Edhe amerikanët e kishin gati dosjen e Berishës, por s’e nxorën para zgjedhjeve. Ata donin që Rama të ishte në pushtet sepse është një lider më i mirë për ta, se Meta, është e kuptueshme nga ana e tyre. Berisha ka qenë i korruptuar, të gjithë e dinë. Por ama Sali Berishën sot e duan militantët te PD. Kjo duhet respektuar, kjo është demokracia. Është debat filozofik. Në Afrikë Francën s’po e durojnë më, sepse ata ia vendosnin drejtuesit. Nuk shoh sot që Shqipëria jeton më mirë se në Mal të Zi, jeton më mirë se Maqedonia e Veriut, se Serbia, në një moment shqiptarët do të zgjohen. Zonja Kim del e thotë që kanë suksese, por në fakt s’kanë asnjë. Sot, suksesi është kur SHBA të ndalojë hemorragjinë në Shqipëri, që të mos largohen nga vendi. Amerikanët ta mbrojnë haptazi Edi Ramën, por duhet efikasitet. Nëse do të kishte shpërthyer skandali para zgjedhjeve, Rama s’i fitonte zgjedhjet. Ne po i paguajmë shtrenjtë këto, sepse s’kemi drejtësi, kemi korrupsion.
Negociatat s’po hapen…
Genc Burimi: Aty po luhet loja. Nuk po flitet më për dosjen e Berishës. As dosja e Fatmir Mediut. Nuk e di pse është vendosur në kllapë dosja e Berishës. Sot janë marioneta të një politike që luhet jashtë. Ne ia kemi vendosur pavarësinë e vendit tonë, amerikanëve dhe evropianëve, e kemi në Kushtetutë. Nëse kjo Reformë në Drejtësi dështon, kush jep llogari? Ka një problem funksionimi demokratik. Unë do të kërkoja të hiqet nga Kushtetuta, monitorimi i ndërkombëtarëve. Po dështuan, kush jep llogari? Në demokraci ka llogari. Amerikanët kanë shumë pak kohë që të japin rezultate. Sot ne jetojmë më keq se serbët që s’janë aleatët e SHBA. Kujt po i interesojnë investimet në forcat ushtarake, njerëzit duan të hanë.
Diskutime rreth kësaj post