Analisti Skënder Minxhozi tha në emisionin “Real Story”, se kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Albini Kurti, ka dy sfida të rëndësishme me politikën e jashtme, që janë Beogradi dhe Tirana.
Për analistin Minxhozi, kryeministri Kurti do ta ngrejë dialogun me Serbinë dhe Shqipërinë, pasi do të sillet ndryshme nga hera e parë kur ishte në këtë post.
“Dialogu me Serbinë është më shumë retorika rreth dialogut, është më shumë një çështje sugjestioni e pasqyrash, se sugjerime reale. Dimë që në Beograd nuk ka asnjë shans për hape në BE, nëse nuk zgjidhin çështjen me Kosovën. Dimë që nuk ka asnjë hapje të Kosovës, as liberalizim vizash, etj, edhe kjo kalon përmes të njëjtës vrimë miu, që quhet dialogu me Beogradin. Sfida nuk është vetëm politika e jashtme, që ka të bëjë me vektorin Beograd, por ka të bëjë edhe me qëndrimin ndaj Tiranës. Albin Kurti nuk tha asnjë fjalë. Unë mendoj që nuk do të prodhohet një stinë përplasjesh. Kurti do ta ngrejë dialogun me Serbinë, ashtu edhe me Tiranën. Mendoj se këto janë dy këmbët kryesore. Kurti kërkon të ndërtojë një reputacion ndryshe nga ai i herës së parë, kur pati postin, dhe u soll në mënyrë refraktare dhe mori përgjigje jo shumë të mira nga BE dhe SHBA. Tani ai do të sillet krejt ndryshe, si me Serbinë, ashtu edhe me Tiranën, nga ç’thotë në hapat e parë.
Sesi do të sillet Albini, është një gjë që vetë Albini sot nuk e di mirë. Por, që Albini nuk do të jetë Hashim, Ramush, kjo është e sigurt. Do të jetë një figurë kamaleonte. Realisht situatën e ka të tmerrshme. Një shtet që ja heqin presidentin dy javë pasi zgjidhet. Ai që ka në dorë çelësat dhe vulën dhe që është bartësi i këtij frustrimi, problemi është sa e ka marshin ky njeri. Ne këtu jemi 110 vjet shtet dhe para çdo proteste të opozitës vjen një mesazh nga ambasada amerikane dhe shuhet protesta”, u shpreh analisti.
Diskutime rreth kësaj post