Analisti në SHBA, Ilir Demalia u shpreh se kryedemokrati Lulzim Basha duhet të bëjë pyetjen nëse një gjë e tillë ndodh në ShBA kur flet një ambasador i huaj.
Deklarata e Demalias:
“Basha duhet të bëjë një pyetje; a ndodh një gjë e tillë në SHBA? A ndodh që një kryetar partie që nuk e bën një gjë për hir të Kimit sepse thotë ajo. SHBA e ka juridiksionin brenda vendit të tyre. Nëse e kanë atë dosje t’ia çojnë SPAK-ut dhe ata ta arrestojnë atë. Basha thotë e di unë, por nuk ua them unë. Çfarë lideri është ky që nuk ka transparencë me partinë e vet? Më mirë të mos flasë fare se kjo nuk është demokraci”, tha Demalia.
Diskutime rreth kësaj post