Temë e panelit në emisionin “Java” në RTSH ka qenë shifrat dramatike që vijnë matanë kufirit dhe që bëhet fjalë për 180 shqiptarë të vrarë në rrethana të ndryshme në Greqi, që prej vitit 1991.
“Një bilanc lufte në kohë paqeje, ndërsa në të gjitha rastet qeverisjet shqiptare kanë heshtur. Dhe për të reaguar nuk duhet forcë, por mend dhe shpirt” – tha analisti Lorenc Vangjeli.
Nga ana tjetër, Vangjeli kritikoi tre kryeministrat e fundit: “Nanon për ‘dashurinë’ për ruletat greke, Berishën për nacionalizëm folklorik dhe Ramën për deklaratat e bujshme” –tha ai.
Sipas tij, vetëm reciprociteti sjell bashkëjetesë e dasma dhe largon vajin e funeralet.
“Ekstremet puqen gjithmonë. Grekët e bënë me Kacifasin. Me shumë zhurmë. Por edhe heshtja shqiptare për këta viktima, është e njëjta gjë. Është edhe padituri, edhe inferioritet” – tha Lorenc Vangjeli.
Diskutime rreth kësaj post