Analisti dhe anëtari në Këshillin Kombëtar në Dritan Shano theksoi se Lulzim Basha nuk e ka lexuar mesazhin që ka marrë nga shqiptarët për zhvillimet e ndodhura dhe kjo duhet korrigjuar menjëherë.
“Resurset që ka PD brenda radhëve të saj dhe pranë saj, janë të jashtëzakonshme, jo si kuvendi që filloi i jashtëzakonshëm dhe mbaroi tejet i zakonshëm. Ne nuk jemi në pikën e një alternative serioze të pëlqyer për shqiptarët sepse oferta jonë politike, nga pikëpamja e burimeve njerëzore që propozon, është e njëjtë me atë që ka propozuar Basha që prej ditës së parë, janë po të njëjtit njerëz, saqë është krijuar bindja se sa herë Basha do të fusë dorën në thes do të nxjerrë të njëjtit njerëz.
Kjo ka të bëjë me faktin se ai me këta njerëz ndihet rehat. Mesazhi që PD ka marrë nga qytetarët shqiptarë është: “Zotëri, me këta krushq nuk të japim më nuse”. Këtë mesazh Basha ka refuzuar ta lexojë, aq më tepër të reflektojë. Kjo është një nga gjërat që duhet korrigjuar me shpejtësi”, tha ai për A2.
Diskutime rreth kësaj post