Analisti Enver Bytyçi, ka komentuar situatën politike aktuale në rajon. Ai është shprehur se edhe Kryeministri Edi Rama është kundër stabilitetit në rajon, pasi sipas tij ky i fundit së bashku me Kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev dhe Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, pasi këto të fundit u kanë dhënë mundësi forcave nacionaliste të mobilizohen.
“Pjesëmarrës në këtë aksion anti-shqiptar, antimalazez dhe kundër stabilitetit në rajon është edhe kryeministri i Shqipërisë, edhe ai i Maqedonisë dhe njekohësisht dhe Ali Ahmeti. Këto kanë mundësuar që forcat nacionaliste dhe kryesisht Kisha ortodokse në Serbi të mobilizohet dhe të marrë akses në mobilizimin nacionalist dhe për pasojë po rikthehet situata para vitit 1992, kur Millosheviç. Rama ka një faj kryesor, së pari se ka rehabilituar dhe po rehabiliton çdo ditë qeverinë e Serbisë, imazhin e Serbisë”, u shpreh analisti për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post