Analisti Robert Rakipllari në studion e emisionit “Opinion”, u shpreh se rruga e opozitës është krijimi i një fryme. Ai mbështeti idenë e një rruge të moderuar, por theksoi se kjo rrugë është krijimi i një fryme. Sipas tij rruga radikale nuk e rrëzon qeverinë.
“Ti me rrugë radikale, mund të rritesh. Manifestimin e Metës nuk e quaj rrugë radikale, nuk është rikthimi i opozitës në një rrugë radikale. Është diçka tjetër, e paprecedent. Është histori tjetër. Për mua opozita ka një rrugë tjetër, rruga e saj është e moderimit, por jo në këtë mënyrë dhe e krijimit të një fryme. Në kushtet që kemi një maxhorancë që i ka rrëmbyer të gjitha pushtetet, por ajo sigurisht ka mbështetje elektorale. Ne flasim sikur partia socialiste nuk ka mbështetje. Jo, PS ka shumë mbështetje, Rama ka mbështetje në publik. Çështja është që opozita, Lulzim Basha ka zgjedhur rrugën e moderuar, por duhet të krijojë frymë, duhet bashkë me opozitën, gjithë faktorët opozitarë, bashkë me Metën, duhet të krijojnë frymë . Fryma krijohet me ekip, me program”, tha Rakipllari, duke deklaruar se lëvizja e opozitës dhe presidentit i japin më tepër fuqi zërit opozitar.
“Rruga e vetme e opozitës është të mobilizojë sa më shumë zëra opozitarë, qëndrim i vendosur, i përcaktuar qartë në zgjedhje dhe të krijojë frymë”, tha Rakipllari.
Diskutime rreth kësaj post