Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Zonë e lirë’ u diskutua se lista e cilës parti, PD-PS-LSI, është më seksi”.
Për analistin Arjan Curi lista më seksi është ajo e maxhorancës.
Debati:
Curi: Për mua më seksi në kuptimin e parë të fjalës është e mazhorancës, se mazhoranca vdes të konkurrojnë dhe me estetikë dhe sensualitet.
Çani: E ke fjalën për Najadën?
Curi: Edhe Najada është një zonjë tmerrësisht e bukur, me ato flokët e kuqe…
Çavi: Jo jo… Mos ekzagjero.
Curi: Më pëlqen shumë.
Çani: O Curi seriozisht?
Curri: Po patjetër.
Çani: S’e dija që gustot e tua ishin kaq të çuditshme, jo vërtetë ta them…
Curi: Ka njerëz që tërhiqen nga moshat e treta, por nuk është ai rasti. Por, Zonja Najada është jashtëzakonisht e bukur, shumë fisnike. Edhe Zonja Luljeta është një grua shumë e bukur, sepse bukuria nuk ka të bëjë vetëm me format e asaj që mendon ti. Lidhet edhe me fisnikërinë dhe pastaj ka jashtëzakonisht deputete dhe deputetë të tjerë, të cilët dihet ajo që PS, edhe Rama vetë është goxha seksi në kuptimin sensual të politikës, se kjo ishte pyetja jote pra…
Çani: Unë e bëra më seksi, më shumë për të provokuar pak, po idea është kush është më joshëse, më interesante.
Curi: Më interesante është tjetër muhabet.
Çani: Kur them seksi është një provokimi, është një lojë fjalësh. Në kuptimin kush tërheq më shumë… Dhe ti më the që ty të pëlqen më shumë Luljeta me Najadën.
Curi: Po patjetër.
Çani: Seriozisht? Po mirë pra vazhdojmë tek pyetja e katërt…
Diskutime rreth kësaj post