Analisti Adri Nurellari ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai u shpreh se mandati i 3 i kryeministrit Edi Rama është zhgënjyes, pasi nuk ka më asnjë shpresë që do të bëjë ndonjë ndryshim të madh.
Sipas Nurellarit Shqipëria do të shndërrohet në një moçal, pasi do të forcohet dhe më shumë pushteti dhe do të dobësohet mendimi alternativ.
“Do të ishte mirë të kishte rotacion sepse Rama ka zhgënjyer shumë njerëz dhe nuk kam asnjë shpresë që do të bëjë ndonjë ndryshim të madh. Ai është një nga liderët që ka qënë më gjatë në pushtet dhe nuk pres të ndryshojë. Ai qëndroj parimit që pushteti absolut korrupton në..
Ne po shndërrohemi në një moçal dhe kjo ka ndodh dhe në seri dhe ne shikojmë që forcohet më shumë pushteti dhe dobësohet mendimi alternativ, opozita dhe njerëzit emigrojnë.
Ka njerëz që janë të zhgënjyer dhe nuk kanë shpresë që ka një alternativë më të mirë dhe kjo u dëshmua në pjesëmarrje.
Unë mendoj që lidhur me mandatin e Ramës, por modele të tilla janë mbushur shumë dhe raportet e fundit flasin për rrëshqitje të demokracisë. Unë shikoj Shqipërinë kështu.
Ne jemi shumë të pafuqishëm për të ndërtuar një demokraci.
Frika ime është që Rama sa më shumë pushtet të ketë aq më shumë do.”, – u shpreh Nurellari për MCN Tv.
Diskutime rreth kësaj post