Analisti Neritan Alibani komentoi sot situatën e krijuar në PD pas përjashtimit nga grupi parlamentar i Sali Berishës me vendim të Lulzim Bashës. Alibali tha në emisionin ‘ABC live’ se Berisha kërkon që të marrë sa më shumë deputetë rreth vetes, duke arsyetuar se nëse e arrin ta bëjë këtë fiton shumicën e opozitës dhe detyrimisht do të “komandojë” brenda opozitës.
Ndërkohë sipas Alibalit nëse Berisha arrin të marrë shumicën e deputetëve brenda PD-së, kjo është në interes të Ramës. Sipas Alibalit, kryeministri Rama do ta ketë më të lehtë sulmin ndaj një grupimi politik që është në izolim ndërkombëtar për shkak të shpalljes së Berishës “non grata”.
“Beteja është ndarë 50 me 50. Më shumë se beteja për mbrojtjen e statutit, apo për të thirrur Kuvendin Kombëtar apo për të shkarkuar Bashën, betejën e kanë për grupin parlamentar. Se po mori më shumë Berisha do të përbëjë grupin e dytë më të madh në parlament. Dhe kështu në këtë aspekt logjika e Bashës që le të shkarkojnë inatet dhe siguria e tij që statuti e mbron për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar është një vëmendje në drejtim të gabuar. Basha e ka të qartë se humbja e madhe e grupit parlamentar është e madhe. Se nëse gjysma kalon me Berishën apo jo. Asnjë deputet i Shkodrës nuk ishte në foltore apo kryetarja e bashkisë dhe treguan qartazi ndarjen. Problemi është se deri ku do shkojë. Foltorja e Vlorës ka qenë më e mira e Berishës. Se kishte pak anëtarë por në Vlorë demokratët kanë qenë të persekutuar.” tha Alibali.
“Do dëshironte të fitonte Berisha. Se do priste izolimin nga ndërkombëtarët. Dhe për këta arsye ai do e kishte më kollaj që ta sulmonte. PS po pret se çfarë do ndodhi. Por Rama dëshiron që këtë betejë ta fitojë Berisha” tha Neritan Alibali.
Diskutime rreth kësaj post