Analisti Julian Zyla ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai ka folur për sa i përket rikthimit politik të Ditmir Bushatit në PS. Zyla u shpreh se me rikthimin e tij fitojnë të gjithë në kampin e majtë.
“Mua më bëri përshtypje komenti i zotit Bushati pas lakimit të emrit të tij nga ana e kryeministrit Rama për një rikthim politik, ku tha që në PS ka hapësirë dhe ndoshta ka nevojë për debat politik.
Është një tjetër fushë betejë siç e thotë kryeministri ku forcat kërkojnë të jenë më mirë se pala tjetër. Ka nevojë një forcë politike të tregojë se ka hapësirë për debat.
Në fund të ditës kjo është vertetim edhe i disa detajeve personale, me këtë dua të them që zoti Bushati ka treguar interes për të kontribuar në PS, pasi kemi pasur rastin që personazhe të caktuar kanë krijuar forcat e tyre politike dhe kanë humbur interesin për të kontribuar nën kryetarin e Partisë Socialiste.
Nga ana tjetër kryeministri Rama e ka kuptuar që ka nevojë ende për kontributin e zotit Bushati, mos të harrojmë që flasim për një ish-ministër të jashtëm
Është një moment që ftojnë të gjithë, fiton zoti Bushati që ka pasur dëshirë dhe është ende në PS, Rama ka vendosur që ende PS-ja ka nevojë për kontributin e Bushatit, ndërkohë që si bonus PS shfaqet si një forcë politike që lejon debatin e Brendshëm”, – tha Zyla për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post