Ana sqaroi të vërtetën e fotos në shtrat me Arjonin, që u bë virale në rrjet. Ana tha se atë ditë shkoi në shtëpinë e tij pasi ishte sëmurë. Sipas saj në krevat është vetë ajo pasi e kishte zënë gjumi nga lodhja. Konkurrentja tha se e ka denoncuar dy herë Arjonin në gjykatë dhe se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.
Pas deklaratës së Anës, ka reaguar Shqipja, e cila nuk ndalet me postimet kundër “Përputhen”.
Shqipja shprehet mosbesuese ndaj deklaratës së Anës duke shkruar me ironi se disa flenë si shokë dhe të tjerë thyejnë rregullat.
“Rregullat kryesore sapo u thyen në sy të të gjithë budallenjve. Ca kërcejnë bashkë (i referohet ditëlindjes së Melisës ku ishin ftuar të gjithë konkurrentët)… pa harruar më skandalozen ca flenë bashkë, por flenë si shokë asgjë më shumë…kushdo nga ju do ta linte të dashurën dhe gruan të flejë me një shok, s’ka problem. Rrofshin rregullat kryesore. Dhe Po jam Pro femrave të vërteta”, shkruan Shqipja.
Diskutime rreth kësaj post