Është ndër urat më të bukura, por duket se ka dhe një anë të errët.
Të shumtë kanë qenë ata që e zgjedhin për të kryer vetëvrasje.
Policia turke ka shpëtuar jetët e 645 personave të cilët kishin tentuar të kryejnë vetëvrasje duke u hedhur nga urat e Stambollit në tre vitet e fundit.
Pjesëtari i ekipit të shpëtimit, Mehmet Ali Demir, thotë se gjëja e parë që bëjnë është se njihen me personin i cili tenton të vetëvritet.
Demir thotë se metoda e tyre gjatë trajtimit varet shumë nga informacionet të cilat i marrin ndërkohë për personin në fjalë.
Në një tjetër rast, thotë ai, një student ishte varur nga ura dhe po mbahej për rrethojën e sigurisë, ndërkohë që kishte vërejtur gjatë negociatave se duart e tij po rrëshqisnin ngadalë.
Diskutime rreth kësaj post