Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë të ditur gjatë tetorit të këtij viti se qeverisë mund t’i propozohet një amnisti penale deri në fund të vitit 2022. Por a mund të përfitojë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nga kjo amnisti?
Gazetari Ermal Vija, i ftuar në “Log.” Mbrëmjen e së premtes tha se amnistinë nuk mund ta përfitojnë ish-zyrtarë të shtetit. Dhe në rastin konkret, Tahiri është dënuar për shpërdorim detyre.
Megjithatë, gazetari Vija shtoi se pritet që në seancën e radhës për ish-ministrin, që do të jetë në dhjetor, të shihet nëse do të pranohet kërkesa e tij për t’iu konvertuar dënimi në shërbim prove.
“Janë disa vepra penale që nuk amnistohen, si vrasjet por persona që nuk përfitojnë janë edhe ish-zyrtarë të dënuar që nuk përfitojnë. Vepra penale e shpërdorimit të detyrës nuk përfiton nga amnistia.”
Diskutime rreth kësaj post