Në parlament vijojnë diskutimet lidhur me amnistinë penale, e cila ka qenë dhe “molla e sherrit” mes mazhorancës dhe opozitës gjatë seancës.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dhënë detaje lidhur me përfitimet që do të kenë të burgosurit nga kjo amnisti.
Manja tha se 700 persona do të lirohen menjëherë nga qelia, ndërsa 400 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi.
“Kjo amnisti ka si qëllim edhe uljen e mbipopullimit në sistem sepse krijohen kushte optimale për trajtimin e pjesës tjetër që do të vazhdojnë dënimin në burgje por do të presin të paraburgosur. Nga kjo amnisti përfitojnë 1100 të dënuar me burgim, nga të cilët 700 do të lirohen menjëherë sapo ligji të hyjë në fuqi, ndërsa 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. 2700 persona në shërbim prove do të jenë përfituesit nga kjo amnisti. Dua të jem i qartë dhe i drejtpërdrejtë, nga kjo amnisti nuk do tqë përfitojnë personat e dënuar me burgim të përjetshëm, që i shmangen drejtësisë dhe s’përfitojnë as nga amnistia por as ulje dënimi personat e dënuar nga GJKKO.”, tha Manja.
Diskutime rreth kësaj post