Qeveria amniston shqiptarët që kanë një armë dhe duan ta dorëzojnë.
Projektligji u miratua sot nga qeveria dhe amniston nga ndjekja penale të gjithë ata persona që do të dorëzojnë vullnetarisht armët nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit, deri në 30 prill 2017.
Për këtë mjafton që personat të njoftojnë policinë që duan të bëjnë dorëzimin vullnetar të armës dhe efektivët do të shkojnë për ta marrë armën në dorëzim.
Pra, ka një afat 4 mujor për të hequr armët e paligjshme të shpërndara në 1997, nga duart e shqiptarëve që duan një vend më të sigurt.
Lajmi u bë publik nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri përmes një statusi në fb:
“Sot miratuam në qeveri, Jo Ndjekje Penale dhe Zero Dënim për ata që dorëzojnë armën brenda 30 Prill 2017 #shqiperiapaarme”.
Nisma pritet të miratohet në parlament brenda dhjetorit, në kuadër të një projektligji për aministinë që ka miratuar ekzekutivi.
Diskutime rreth kësaj post