Amarda Toska, ka zbuluar së fundmi detaje mjaft interesante për fëmijërinë, fillimet e karrierës së saj në televizion, njohjen me Ermal Mamaqin e shumë të tjera.
Gjatë një interviste në “Pardon My French”, ajo tregoi se Ermali i ka propozuar të jetë jesh në një nga filmat e tij, por Ami e ka refuzuar.
Gjithashtu, edhe Joelit i është ofruar një rol, por vogëlushi nuk e ka gjetur veten.
“Me thënë të drejtën më ka propozuar të jem pjesë tek një nga filmat e tij, por nuk pranova. Bëhet fjalë për një rol episodik dhe nuk mendoj se isha e përshtatshme.
Ndodhi diçka në lidhje me serialin. Duke qenë se Joeli ka qejf të jetë pjesë e këtyre stafeve, Ermali donte ta përfshinte. Roli nuk është ashtu si Joeli ka temperamentin me hedhje, me personazhe, por është pak i ndjerë dhe melankolik. E lexoi skenarin dhe tha ‘jo’ nuk është për mua”, – tregoi Ami.
Diskutime rreth kësaj post