Moderatorja e njohur Amarda Toska ka publikuar në rrjetet sociale foton e parë me vogëlushen e saj të porsalindur Sia. Në foto nënë e bijë shfaqen dorë për dore.
”Dore per dore..2 shoqe …gjithe jeten! #siaime”,-shkruan Ami bashkangjitur fotos.
Ndërkohë që të shumta janë urimet e kolegëve dhe fansave të Amit dhe Ermalit.
Marina Vjollca është një ndër ta e cila shkruan: Urime! Jetë të gjatë e te lumtur princeshës.
Ami dhe Ermali u bënë prindër të një vajze vetëm pak ditë me parë, duke e bërë djalin e saj të madh Joelin me motër.
Emri i zgjedhur për vajzën u mendua nga Ami dhe kuptimi i “Sia” në kontekstin biblik është “fitore”.
Diskutime rreth kësaj post