Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu ka bërë para disa ditësh një deklaratë të fortë, ku deklaroi se sipas informacioneve të tij 100 për qind të sakta, kreut demokrat Lulzim Basha i është pezulluar hyrja e përkohshme në SHBA 3 muaj më parë.
Në një reagim në një studio televizive, Spahiu tha se Basha u detyrua të anulojë në atë kohë si vizitën dhe axhendën në SHBA, si dhe prej 4 muajsh nuk ka shkuar më në Uashington.
Ai sot shpjeguar më me detaje “bombën” politike që hodhi një javë më parë.
“Më është thënë se Lulzim Basha u ftua dy herë në SHBA. Ftesa e parë ishte në shtator dhe ftesa e dytë ishte në 6 dhjetor.
Ndonse kryetari i Partisë Demokratike konfirmoi udhëtimim e tij në këtë periudhë, iu desh ta anulonte, duke deklaruar shtyrjen 24 orë para nisjes. Ftesa e dytë për Lulzim Bashën erdhi nga ish-kryeministri Kandadez Stehpen Harper.
Në cilësinë e presidentit të IDU, zoti Stephen Harper e ftoi Lulzim Bashëm në konferencën e IDU në Washington më 6 shjetor 2019. Lulzim Basha konfirmoi sërish ftesën, por nuk ju mundësua hyrja dhe drejt SHBA.
Një diplomat amerikan thuhet se i deklaroi gjatë një takimi që u mbajt larg kamerave, që ai nuk mund të udhëtonte drejt Amerikës pasi ishte me cilësinë juridike si i pandehur nën hetim për një krim që dyshohet se e ka kryer në Washington gjatë vizitave të tij n maj 2017.
Diplomati amerikan e paralajmëroi privatisht që pezullimi është i përkohshëm deri sa çështja të sqarohet nga drejtësia”, tha Kreshnik Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post