Presidenti francez, François Hollande u shpreh sot se Amerika e Donald Trumpit nuk duhet të ketë frikë nga vetja dhe nga bota, gjatë një fjalimi në Ministrinë e Ekonomisë në Paris.
Duke u mbështetur në shembullin e kompanive të reja franceze në fushën e teknologjisë, Hollande vlerësoi se kjo do të ishte një mënyrë për t’i bërë të ditur botës se nuk duhet të tërhiqet, duke përfshirë këtu fuqinë më të madhe të planetit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas kreut të shtetit francez, fuqia më e madhe mbi tokë duhet normalisht të jetë ajo që ka më tepër besim në vetvete, nuk duhet të ketë frikë.
“Nëse ajo nisë të ketë frikë nga vetja dhe bota, atëhere si do të ketë aftësi ndikuese për të rrezatuar në sajë të prestigjit të saj për të ngjallur interesin e dikujt?”, pyeti ai.
Diskutime rreth kësaj post