Në një ceremoni të organizuar me rastin e festimeve për ditën e 246-të të Pavarësisë së SHBA, ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka dhënë një mesazh, ku është shprehur se teksa po mendojmë për 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri le t’i kujtojmë njëri-tjetrit rolin dhe përgjegjësinë për të çmuar, ruajtur dhe forcuar demokracinë për të cilën kanë luftuar shumë amerikanët dhe shqiptarët.
“Teksa mendojmë për 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri këtë vit dhe 30-vjetorin e përfundimit të komunizmit, le t’i kujtojmë njëri-tjetrit rolin dhe përgjegjësinë solemne që të gjithë ne këtu kemi për të çmuar, ruajtur, mbrojtur, forcuar, dhe bashkëndarë demokracinë – demokracinë për të cilën secili nga popujt tanë – amerikanë dhe shqiptarë – kanë luftuar aq shumë. Unë shpresoj se do të vazhdojmë t’a nxisim njëri tjetrin për ta kapur historinë, për ta jetuar dhe për t’i dhënë formë historisë sonë në mënyrën veprore – në Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëri. Gëzuar! Edhe një qind!”, – është shprehur Kim.
Sikurse duket në fotografitë e publikuara nga Ambasada e SHBA në Shqipëri, duket se në këtë aktivitet të pranishëm kanë qenë Presidenti ende në detyrë, Ilir Meta, presidenti i sapozgjedhur Bajram Begaj, kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla, si dhe Ministret Elva Margariti, Olta Xaçka, Ogera Manasirliu.
Po ashtu, pjesëmarrës ka qenë edhe ish-kreu i PD Lulzim Basha.
Diskutime rreth kësaj post