Sot në kryesinë e Kuvendit kryetarja e grupit parlamentar për Demokraci dhe Integrim, Mesila Doda është takuar me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.
Në takim u diskutua lidhur me rëndësinë e marrëdhënieve strategjike të Shqipërisë me SHBA dhe rolin vendimtar që këto marrëdhënie kanë pasur në historinë e djeshme dhe të sotme të Shqipërisë.
Gjatë takimit u diskutua gjithashtu edhe mbi rolin e Parlamentit në integrimin e Shqipërisë, si edhe për situatën dhe nivelin e demokracisë në vend.
Doda nënvizoi rritjen e rolit monitorues dhe kontrollues të Parlamentit veçanërisht në situatën e sotme të hapjes së negociatave, ku është e nevojshme rritja e këtij roli dhe nevojën për një pakt kombëtar për integrimin, nga ana e të gjithë forcave politike në Shqipëri.
Nga ana e saj Ambasadorja Yuri Kim nënvizoi se SHBA kanë qenë gjithmonë të angazhuar në rritjen e nivelit të demokracisë në vend, ku qytetarët duhet të ndjehen të pushtetshëm dhe të përfshirë.
Diskutime rreth kësaj post