Ambasadorja Yuri Kim po shijon pushimet në jug të Shqipërisë. pak çaste më parë ambasadorja e SHBA-së ka ndarë në rrjetet sociale disa pamje sesi e ka kaluar një pasdite me gratë e Dhërmiut, me të cilat ka pirë edhe ‘kafe e raki’.
“Shëtitje gjatë perëndimit në Dhërmi. Mësova se si po restaurohet qyteti. Ndalova për kafe dhe raki ndërkohë që po admiroja pamjen. Gratë që takova në shesh duken serioze në këtë foto, por ishin të shkëlqyera dhe me humor. Ato sollën liko, liker dhe treguan histori të këndshme”, shkroi Kim.
Ambasadorja provoi edhe fiqtë e jugut pasi një nga gratë e zonës u kujdes në detaje që ti tregonte si funksionon vendi ynë ku pjesa më e madhe e njerëzve ndajnë prodhimet me njëri tjetrin.
“Madje një zonjë më tregoi shtëpinë e saj dhe më pas më mbushi duart me fiq. Faleminderit njerëzve të Dhërmiut për mikpritjen dhe që më treguar zemrën tuaj të vërtetë prej shqiptari”, shkruan diplomatja amerikane.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post