Prokuroria e Përgjithshme do t’i kërkojë SHBA-së informacion për Kryetarin e Partisë Social Demokrate Tom Doshi, pas kërkesës së bërë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, që kërkoi për të hetim të thelluar.
Zyrtarisht nga Prokuroria e Përgjithshme bëhet me dije se deri këtë të enjte, 25 mars, nga KQZ dhe nga Partitë Politike janë dërguar gjithsej 22 emra kandidatësh për tu verifikuar, pasi ka dyshime se nuk kanë shënuar të gjitha në formularin e dekri.minalizimit.
Në bazë të ligjit, sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Pergjithshme, ka afat tre muaj për t’i verifikuar kandidatët, duke iu dërguar shkresa institucioneve në Shqipëri, ndërsa nëse ka indicie se ndonjëri prej tyre ka vendim dën.imi në ndonjë shtet tjetër atëhere organi i aku.zës i drejtohet këtyre vendeve me letër-porosi, për të marrë informacione.
Sa i përket organeve shqiptare, përgjigja mund të zgjasë disa javë por problem vijon të jenë përgjigjet që priten nga shtete te tjera ,ku mund të zgjasin përtej këtij afati dhe ndoshta ndonjë nga kandidatët mund të fitojë mandatin e deputetit.
Diskutime rreth kësaj post