Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka reaguar pas miratimit të konceptit të ri strategjik të NATO-s, ku Rusia shpallet rreziku numër një për aleancën.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, diplomatja e lartë amerikane thotë se “Aleanca jonë është në gjendje të përballet me çdo sfidë dhe mundësi”.
“Udhëheqësit e #NATO -s ranë dakord sot për një #Koncept të ri Strategjik për të siguruar që Aleanca jonë të jetë në gjendje të përballet me çdo sfidë dhe mundësi, duke përfshirë forcimin e ndjeshëm të parandalimit dhe mbrojtjes sonë si shtylla kurrizore e Artit tonë. 5 përkushtim ndaj njëri-tjetrit.”-shprehet Kim.
Diskutime rreth kësaj post