Kandidati për kryetar partie i PD-së, Agron Shehaj ka zbuluar se sot paradite është ftuar nga ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim për të biseduar.
Shehaj me anë të një shënimi në rrjete sociale, nuk ka bërë me dije se për çfarë kanë folur konkretisht. Ai u shpreh i bindur se SHBA-të do vijojnë ta mbështesin PD-në dhe gjithë Shqipërinë, ashtu siç kanë bërë gjithmonë.
Shënimi i Agron Shehaj:
“Sot paradite, me ftese te saj, bisedova me Ambasadoren Amerikane Yuri Kim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në krah të PD-së që në ditët e para të lindjes së saj dhe mbështetën fuqimisht ardhjen e saj në pushtet në vitin 1992. Që atëherë, në çdo arritje të PD-së në politikë dhe qeverisje, ka qenë edhe ndihma e SHBA-ve. Kjo lidhje, mbështetur në vlerat e lirisë dhe demokracisë, do të forcohet edhe më shumë në të ardhmen.“-shkruan Shehaj.
Diskutime rreth kësaj post