Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi sot pasdite një takim me deputeten e PD-së, Jorida Tabaku dhe ish-ministren e Drejtësisë së PS-së, Etilda Gjonaj, në Kryesinë e Kuvendit.
Dy deputetet pritën në zyrë ambasadoren e SHBA-ve për gati 40 minuta dhe diplomatja amerikane u largua pa dhënë ndonjë deklarim për mediat.
Sipas burimeve nga takimi, në fokus të bisedës së tyre ishte çështja e integrimit të Shqipërisë në BE. Sot Shqipëria pas hapjes së negociatave në korrik, ka nisur në Bruksel negocimin e grupit të kapitujve themelorë, me fokus Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”.
Diskutime rreth kësaj post