Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë të Partisë Socialiste gjatë ditës së sotme ka publikuar emrat e ministrave të rinj që do të jenë pjesë e qeverisë “Rama 3”.
Rama vendosi që 12 ministri të drejtohen nga femrat dhe vetëm 4 nga meshkujt, ku spikasin edhe emrat e rinj si Edona Bilali, Bora Muzhaqi, Frida Krifca dhe Delina Ibrahimi.
Ky vendim i Ramës ka “mahnitur” ambasadoren suedeze në Tiranë, Elsa Hastad, e cila e ka publikuar edhe në rrjetet sociale lajmin se kabineti i ri i qeverisë do të përbëhet nga më shumë se 70% femra.
Postimi i ambasadores suedeze:
“Dëgjoni! Qeveria e re e propozuar në Shqipëri ka më shumë gra se në çdo vend tjetër?! Mbi 70%”, shkruan ambasadorja suedeze.
Diskutime rreth kësaj post