Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, tha nga Durrësi se pjesëmarrja e lartë në zgjedhje tregon se qytetarëve shqiptarë iu intereson vendi i tyre.Mes të tjerash, ambasadorja Kim iu bëri thirrje kandidatëve për deputetë dhe drejtuesve politikë, që të presin për rezultatin e zgjedhjeve, pra të presin gjykimin e qytetarëve.
Deklarata e Yuri Kim:
“Kemi parë pjesëmarrje të lartë. Kjo tregon se Qytetarëve shqiptarë iu intereson vendi i tyre. Janë raportuar disa incidente dhe është përgjegjësi e autoriteteve të hetojnë. Ne e kemi bërë shumë të qartë që të hetohen çështjet deri në fund. Qytetarët janë duke përmbushur detyrën e tyre. Autoritetet janë duke bërë detyrën e tyre. Tani ka ardhur koha që kandidatët dhe drejtuesit politikë të presin për rezultatet dhe të presin gjykimin e popullit”, tha ambasadorja Kim.
Diskutime rreth kësaj post