Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka vijuar takimet e saj me zyrtarë të lartë të vendit, ku ka folur për çështje të ndryshme.
Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat Rudina Hajdari nga takuar sot ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.
Ajo shkruan se fokusi i diskutimit ka qenë Reforma Zgjedhore dhe rëndësia që ajo ka për demokratizimin e mëtejshëm të Shqipërisë.
“Sot pata kënaqësinë të takohesha me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Znj. Yuri Kim.
Fokusi i diskutimit ishte Reforma Zgjedhore dhe rëndësia substanciale që kjo reformë ka për demokratizimin e mëtejshëm të Shqipërisë, aq më tepër që Shqipëria është në prag të hapjes së negociatave me BE-në.
Gjithashtu, gjeta rastin të falenderoja Ambasadoren për kontributin e madh që Ambasada e SHBA-ve ka dhënë ndër vite në zhvillimin e vendit tonë dhe në reformat e ndërmarra.
SHBA ka qenë dhe mbetet një mik dhe aleat i Shqipërisë,” shkkruan Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post