Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, deklaroi se ka potenciale reale për investim të SHBA-ve në vendin tonë.
Kim theksoi se sundimi më i fortë i ligjit, tërheq investimet, ndërsa shtoi se Gjykatat e pastra, i hapin rrugë investimeve të huaja.
Postimi i Yuri Kim:
“Potenciali për investime të mëdha nga SHBA në Shqipëri është real. Shqipëria ka fuqi punëtore të zgjuar dhe gjeografi strategjike. Sundimi më i fortë i ligjit, transparenca dhe gjykatat e pastra do të tërheqin më shumë. Kjo është arsyeja pse Reforma në Drejtësi ka rëndësi. Demokracia, Mbrojtja dhe Biznesi janë të lidhura. Lexo”, shkruan Yuri Kim, ndërsa ka publikuar një artikull të Monitor.
Potential for huge 🇺🇸 investment in 🇦🇱 is real. 🇦🇱 has smart young workforce & strategic geography. Stronger rule of law, transparency & clean courts will attract more. This is why Justice Reform matters. Democracy, Defense & Business are connected. Read👇 https://t.co/at0qc6T1Nn
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) February 6, 2021
Diskutime rreth kësaj post