Teksa ka përfunduar orari zyrtar i votimeve, ka reaguar sërish ambasadorja e SHBA, Yuri Kim. Kim shkruan se kandidatët dhe udhëheqësit të mos supozojnë rezultate, por të pranojnë gjykimin e votuesve kur të përfundojë numërimi i votave.
Deklarata e Yuri Kim:
‘Votuesit në Shqipëri dolën me forcë të plotë për të shprehur vullnetin e tyre. Zgjedhjet dhe autoritetet e zbatimit të ligjit kanë për detyrë të sigurojnë integritetin e votës. Kandidatët dhe udhëheqësit, gjithashtu, kanë detyrën e tyre: të mos supozojnë rezultate, por të pranojnë gjykimin e votuesve kur të përfundojë numërimi.’-shkruan Kim.
Diskutime rreth kësaj post