Në një letër për redaksinë e gazetës shqiptaro-amerikane, “Illyria”, në New York, Ambasadori William E Ryerson, ka kritikuar Partinë Demokratike dhe kërkuar që deputetët e saj të votojnë reformën nëse ajo vjen në parlament pavarësisht se çfarë u dikton kryesia e tyre.
I pari ambasador amerikan në Shqipëri, pas rënies së komunizmit, ai njihet si një mik i vjetër i shqiptarëve dhe i Partisë Demokratike në veçanti, por që ka mbetur shumë i shqetësuar nga zhvillimet e fundit politike. Ja se çfarë shkruan tekstualisht ai.
Letra:
Është shumë zhgënjyese të lexosh që partia e opozitës në Parlamentin Shqiptar po tregohet kaq pak elastike.
Shpresoj të paktën se disa nga anëtarët e PD-së në këtë institutcion do të gjejnë guximin për të votuar në favor të kësaj reforme, të vojnë në favor të përparimit të vendit, dhe të mos mbeten thjesht kukulla të udhëheqjes së tyre.
Nëse do ta bëjnë këtë do u dhuroja përgëzimet e mia më të përzemërta!
Sinqerisht,
William E. Ryerson
Ish-Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri
Shënim për fotografinë lart: Presidenti Bujar Nishani, gjate ceremonise se dekorimit me Urdhrin “Gjergj Kastriot Skenderbe”, ish Ambasadori SHBA ne Tirane, William E. Ryerson, me motivacionin “Mikut te shqiptareve, qe dha kontribut te rendesishem ne ringjalljen e marredhenieve diplomatike shteterore midis Shqiperise dhe SHBA”. (LSA Photo)
Diskutime rreth kësaj post