Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot Ambasadorin e ri të Serbisë në Tiranë, Slobodan Vukcevic me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Presidenti Meta e uroi Ambasadorin për detyrën dhe e siguroi për mbështetje në përmbushjen e misionit të tij diplomatik në Shqipëri.
Kreu i Shtetit shprehu dëshirën se përpjekjet e tij do t’i shërbejnë rritjes së marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, sidomos në fushën ekonomike, tregtare dhe turizëm.
Presidenti Meta nënvizoi se dialogu Kosovë-Serbi ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe njohjen e ndërsjellë, ka rëndësi jo vetëm për të dy vendet, por edhe për rajonin dhe perspektivën e tij europiane.
Diskutime rreth kësaj post