Luigi Soreca, ambasadori i sapoemëruar i BE në Shqipëri, u prezantua përmes një video-mesazhi të bërë publik në faqen e FB të Bashkimit Europian. Në fjalën e tij, ambasadori Soreca tha se mirëpret bashkëpunimin vendas me qëllim që të “luftohet” për të futur vendin tonë në union.
“Besimi i këtij posti në këtë moment jetik për Shqipërinë, është privilegj dhe nder shumë i madh për mua. Mirëpres bashkëpunim për të gjithë ju, për arritjen e ambicies suaj të përbashkët, për ta dërguar Shqipërinë në gjirin e Bashkimit Europian”, deklaroi ai.
Video:
Diskutime rreth kësaj post