Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Guido De Sanctis ka zhvilluar një takim ditën e sotme me kreun e ri të SPAK, Altin Dumani.
Në një njoftim për mediat, OSBE shprehet se e mirëpret emërimin e Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme. De Sanctis dhe Dumani diskutuan për planet e ardhshme për bashkëpunim, thuhet ndër të tjera në njoftim.
“Prezenca mirëpret emërimin e z. Dumani & i uron sukses në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri.
Ambasadori De Sanctis dhe z. Dumani folën edhe për planet e tashme dhe të ardhshme të bashkëpunimit mes Prezencës dhe SPAK-ut”, bën me dije prezenca e OSBE në Shqipëri.
Diskutime rreth kësaj post