Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca në një deklaratë për mediat është shprehur se Shqipëria duhet të arrijë reformat për integrimin e saj në BE. Soreca u bëri apel palëve politike që të dialogojnë për të arritur interesin e përbashkët të gjithë shqiptarëve.
“Në axhendën e integrimit në BE, vazhdimësia e ngritjes së institucioneve kyçe gjyqësore, plotësimi i Reformës Zgjedhore sipas rekomandimevbe të OSVE/ ODHIR. KJo është çështje thelbësore për Shqipërinë. Do të ishte gabim për Shqipërinsë nëse nuk do të fokusohej për të realizuar gjërat që ajo mund të bëjë. Raporti pas tërmetit do të sjellë interesimin e donatorëvë për ndihmuar Shqipërinë. Anëtarsimi në BE sjell ndikim ekonomik dhe politik. Palët politike duhet të dialogojnë për të arritur interesin e përbashkët të gjithë shqiptarëve”, – u shpreh Soreca në ceremoninë e presidencës kroate të BE.
Diskutime rreth kësaj post